Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një tjetër mblidhje këtë të shtunë.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00.

Sakaq mbledhja e  grupit është thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha.

Kujtojmë se PD është përfshirë nga zhvillime të shumta politike, që pas rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, PD doli forcë e tretë, ndërsa pas këtij rezultati pati edhe dorëheqje nga figura të njohura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb