Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.
Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.
Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyejte apo jo.
