Sezoni me ulje ngritje të mëdha ka vënë shpesh në diskutim të ardhmen e Zinedine Zidane. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodh me teknikun francez, gjithçka pritet të përcaktohen nga ecuria në Champions League, por vetë Zidanë është i prerë kur pyetet për dëshirën e tij. Zidane nuk ka asnjë dyshim mbi këtë pjesë, kërkon të qëndrojë në krye të Realit edhe për sezonin e ardhshëm, por në Madrid duhet një ndryshim i madh, kërkohen lojtarë të rinjë për të freskuar një grup të vjetër dhe që knëa fituar gjithçka në vitet e fundit.

Lukaku
Lukaku

Sipas mediave spanjolle, presidenti Perez do të vihet në lëvizje për të gjetur një sulmues të ri, mes emra të shumë në tavolinën e tij ka përfunduar edhe Romelu Lukaku. Ti rrëmbesh Interit lojtarin më të rëndësishëm nuk është aspak e lehtë por Reali ka gati një ofertë fantastike, mbi 100 milion euro për të bindur klubin zikaltër. Në këtë periudhë të vështirë ekonomike, një shifër e tillë nuk është e lehtë as për një klub si Reali por nga Madridi këtë verë priten të largohen disa lojtarë nga ku Perez pretendon të përfitojë afro 200 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb