Sulme të reja ruse janë shënuar në Ukrainë. Mediat e huaja sjellin pamjet që tregojnë shpërthime në afërsi të fshatit Oktyabrsky, e cila ndodhet vetëm 12 kilometra larg nga kufiri me Poloninë.

Guvernatori i këtij rajoni, Vyaceslav Gladkov, ka konfirmuar këto zëra, duke mos specifikuar se çfarë po ndodh specifikisht.

Sakaq, vlen të theksohet se sot ishte një ditë përparimi në diskutimet e paqes. Delegacionet e të dyja palëve u takuan në Turqi, nga ku u vendos që Rusia do të tërheqë drastikisht trupat e saj nga qytetet kryesore, ndërsa Ukraina ka treguar garancinë e saj për t’u shpallur vend neutral, me kushtin që siguria e saj të arrihet nga aleatët perëndimorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb