Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, që janë në kufi me njëra-tjetrën.

Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje nga zjarri në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet kurora e pishave në këtë zonë të pyllëzuar.

Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia për të ndihmuar në neutralizimin e situates, por ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: