Zjarr masiv në afërsi të fshatit Prongji të Gjirokastrës. Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri ka nisur në kullota prej orës 18:20.

Tashmë ajo është përhapur në afërsi të fshatit Kolonjë, duke përfshirë një vijë të gjatë kilometrike.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, e në ndihmë të tyre edhe forcat e Drejtorisë së Pyjores. Terreni mundëson ndërhyrjen vetëm me pompa shpine dhe mjete të tjera dore, ndërsa automjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të shkojnë në vatrat, për shkak të terrenit të thyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb