FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’ në Patos të Fierit, mbrëmjen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendngjarjes, por terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen e tyre dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Si pasojë e zjarrit janë djegur sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Ndërkohë shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Patos, Alket Halimi në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ u shpreh se situata është tepër kritike, ndërsa rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru.

“Situata është kritike, pasi era favorizon përhapjen e flakëve. Rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru frutore. Po punojmë për të vënë flakët nën kontroll”- tha Alket Halimi.

Live qafa e lalarit situata teper kritike.Rrezikohemi seriozisht nga era dhe zjarri.

A post shared by alket halimi (@alket_halimi) on


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: