FIER

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin e Kreshpanit, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe, e cila ishte e mbjellë me pisha.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se zjarri  ka rënë rreth orës 15:30 në pyllin me pisha të Kreshpanit në njësinë administrative Cakran në Fier.

Në një sipërfaqe prej rreth 5 kilometrash flakët kanë disa orë  që janë aktive, ndërkohë që shuarja e vatrave bëhet edhe më e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Por i menjëhershëm ka qenë veprimi i strukturave zjarrfikëse, të cilat kanë angazhuar në terren një numër ta madh zjarrfikësish dhe aktualisht po punojnë për shuarjen e tyre.

Alket Halimi, shef i sektorit të shërbimit zjarrfikës tha se ky nuk është rasti i parë pasi stina e verës  ka pasur edhe vatra të tjera në këtë sipërfaqe.

“Ky nuk është rasti i parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Përgjatë gjithë verës rastet e zjarreve nuk kanë munguar, kjo jo vetëm për shkak të temperaturave të larta, por edhe të pakujdesive njerëzore”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: