FUSHË KRUJË

Një zjarr ka rënë në afërsi të Kishës së fshatit Derven në Fushë Krujë.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe pemë të ndryshme, në afërsi të kishës.

Si pasojë e flakëve të favorizuara nga era, është rrezikuar seriozisht kisha e këtij fshati, e cila është ndërtim parafabrikat.

Falë ndërhyrjes në kohë yë dy zjarrfikësve, asaj të Krujës dhe të zjarrfikësve privatë të Niklës, u evitua djegia e kishës.

Po punohet për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit, të cilat deri tani kanë djegur një sipërfaqe prej afro 2 hektarë ferra, shkurre dhe pemë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb