FIER

Fieri është prekur nga vatra të shumta zjarresh këtë të diel.

Së fundmi është evidentuar një vatër në fshatin Vadhizë. Gazetari Ervis Kuçi raporton por “BalkanWeb”, se për të normalizuar situatën dhe vendosur në kontroll flakët, është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët kanë përdorur edhe mjete rrethanore për të mos rrezikuar banesat.

Zjarri po vijon në drejtim të pyllit dhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për vënien në kontroll dhe shuarjen e zjarrit, raporton gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb