BERAT

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një lokal në Berat,që ndodhej në afërsi të Urës së Goricës.
Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin,kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit Zjarrëfikës të qytetit.

Pas mbërritjes,zjarrëfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin Megjithë ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve,zjarri përshiu me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e lokalit,duke shkrumbuar thuajse gjithçka.

Fatmirësisht gjatê momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.Mësohet se shkak për zjarrin ishte bërë zgara në dhomën e gatimit,e cila ishte lënë gabimisht ndezur nga punonjësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb