Një zjarr ka rënë këtë pasdite në fshatin Memaliaj, pranë këtij qyteti.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili siç raporton gazetarja Brikena Metaj për “BalkanWeb” po i afrohet banesave.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë, me qëllim shuarjen e flakëve dhe sigurimin e një perimetri, që të mos rrezikohen banesat. Por, përhapja e flakëve po favorizohet edhe nga era e fortë në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: