Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një apartament në lagjen 2, blloku rinia, në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se flakët kanë përfshirë kuzhinën e një banese, pasi e zonja e shtëpisë kish harruar ndezur sobën.

Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan, e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: