Zjarr në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri është shkaktuar nga soba e drurit në dhomën kryesore të banesës një katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë reaguar duke shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi për lokalizimin e flakëve. Për pak minuta zjarri u vu nën kontroll ndërkohë që flaket shkaktuan veçse dëme materiale, kryesisht orendi shtëpiake vetëm në odën kryesore të banesës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb