Zjarr në një banesë në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “Skënderbeg”. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. Q., 69 vjeç. Si pasojë janë djegur disa pajisje në këtë banesë.

Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: