Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se flakët kanë përfshirë pishat teksa rrezikojnë kodrat me ullinj.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por situata është e vështirë për shkak të terrenit.

Repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit po punojnë edhe me mjete rrethanore. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: