Zjarri në Pukë ka marrë përmasa të mëdha, duke paraqitur një situatë kritike.

Nënkryetari i bashkisë Pukë, Ferit Ringaj tha për News24, situata është problematike në fshatin Gojan i Madh dhe gjithashtu në fshatin Gojan i Vogël. Ndërsa theksoi se po punohet me kapacitet të plotë për të shuar zjarrin.

“Situata është problematike në fshatin Gojan i Madh, momentalisht është vatra më problematike, por dhe në fshatin Gojan i Vogël kemi vatë problematike. Kemi ndërhyrje nga ajri. Janë të angazhuar shërbimet zjarrfikëse me kapacitet të plotë. Shpresojmë të mos kemi probleme sa i përket pronave dhe në banor. Shpresoj ta mbyllim me sukses këtë operacione”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb