Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz. Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive.

Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal. Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarrë, shkruan Rel.

Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre. Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet. Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kanë thënë se klubi është i sigurt vetëm pak ditë para zjarrit, u dënuan po ashtu.

Numri i madh i viktimave dhe neglizhenca zyrtare nxitën protesta masive kundër korrupsionit në Rumani, të cilat çuan më pas në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Victor Ponta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb