Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë, si dhe banorë të zonës.

Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë. Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb