ROSKOVEC

Vijon operacioni i helikopterit ‘Cougare’ në pyllin me pisha të Vloshit në Roskovec, ku prej 3 ditësh vijojnë të digjet bimësia.

Helikopteri është rikthyer për herë të dytë të hedhë ujë mbi flakët për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka për shkak të terrenit teksa mundësia e vetme mbetet nga ajri. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar Forcat Ajrore për këtë operacion.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se kjo është ndërhyrja e dytë nga ajri teksa flakët mbeten ende prezente në territoret e Bashkive Roskovec si dhe Patos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb