Teksa gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Anila Ahmataj duke u bazuar tek dëshmitë e familjarëve se në qendrën tregtare rezultojnë 3 persona të zhdukur, policia e Shtetit pohon krejt të kundërtën. Sipas gazetares Dorjana Bezat, policia ka regjistruar çështjen në fjalë, ndërsa pas shuarjes së zjarrit do të nisin edhe hetimet.

Ajo tha se deri më tani policia ka të dokumentuar zyrtarisht vetëm një rast për një person të zhdukur, që është Arjan Sala, 33-vjeçari që punonte si shef Sigurie në këtë godinë.

Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur sinjalizime për raste të tjera nga familjarët. Bezat tha se të gjithë personat që hynin në këtë godinë ishin të identifikuar dhe se i vetmi që nuk i është përgjigjur thirrjes apo telefonit ka qenë Arjani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: