DURRËS

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me zjarrin në servisin në Rrushbull ku thuhet në njoftim se flakët janë izoluar teksa po evakuohen banorët e zonës përreth si dhe asnjë automjet nuk po do të kalojë në rrugën afër tij.

Po ashtu në njoftim thuhet se 5 makina zjarrfikëse janë duke punuar në vendngjarje ndërkohë grupi hetimor po heton për të gjetur shkakun ende të pazbardhur të zjarrit në servis.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Informacion paraprak

 

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

 

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

 

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

 

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.

 

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb