DROPULL

Zjarret masive që përfshinë kullotat në Dropull të Gjirokastrës kanë lënë pas disa hektarë të djegur, ndërsa vijon puna e strukturave në terren për shuarjen e flakëve.

Për këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtës, e cila njofton se vijon puna në terren për vënien e situatës nën kontroll. Sipas Ministrisë, në terren janë angazhuar disa mjete dhe një numër i madh zjarrfikësish nga Gjirokastra dhe Libohova.

Ministria e Mbrojtjes:

Informacioni i fundit ne fshatin Goranxi Nj.Ad Dropulli i Poshtem.Vazhdon puna per shuarjen e zjarrit. Ne ndihme kane shkuar 3 mjete zjarrfikese te bashkise Gjirokaster me 11 trupa sherbimi zjarrfikes, 1 mjet zjarrfikes dhe 4 trupa te sherbimit zjarrfikes te bashkise Libohove si dhe 1 mjet zjarrfikes dhe16 forca te Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale (FA) Gjirokaster. Prefekti i qarkut po ndjek ne terren situaten.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb