Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka folur për sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa është shprehur se këtë vit Rusia do të humbasë rreth 100 mijë ushtarë. “Zoti e di sa mercenarë do të humbasë”, ka thënë ai.

Më tej Zelensky ka theksuar, se pavarësisht se forcat ruse janë ende duke u përpjekur të përparojnë në Donbass në lindje të vendit, tani synojnë edhe të lëvizin në jug.

“Ne jemi të organizuar për mbrojtjen dhe më e rëndësishmja nuk e lëmë armikun të arrijë qëllimet e tij. Rusët thanë në fillim se do të kapnin Donetsk në pranverë, pastaj thanë në verë dhe më pas në vjeshtë. Por dimri po fillon , dhe po shohim se nga rusët ka vetëm humbje”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb