“Zoti e ndëshkoi, pasi prishi agjërimin në Ramazan”. Kështu ka deklaruar Mubarak Al-Bathali, një predikues islamik në Angli për futbollistin e Liverpul, Muhamed Salah.

Predikuesi pretendon se dëmtimi që mori sulmuesi në finalen e Champions League, ishte një ndëshkim nga Zoti, pasi ai bëri sipas tij një mëkat që theu agjërimin gjatë Ramazanit.

Kujtojmë se Salah në fillim u shpreh se nuk do e prishte agjërimin në prag të finales së Champions League, por fizioterapisti i klubit pohoi më vonë se egjiptiani do e ndërpriste për dy ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: