Pasi luajti 90 minuta në ndeshjen e parë ndaj Mozambikut, Salah u dëmtua ndaj Ghanës, duke i shqetësuar të gjithë te Egjipti, në një periudhë kur po luhet Kupa e Kombeve të Afrikës. Salah është rikthyer në Angli për të zhvilluar fazën e rikuperimit, ndërsa me një postim në rrjetet sociale, duket se ka një mesazh për fansat.

“Dje (e mërkurë) kam filluar programin e trajtimit dhe rehabilitimit dhe do të bëj maksimumin që të jem gati sa më shpejt dhe të rikthehem në kombëtare siç është rënë dakord që në fillim… Edhe unë e dua popullin e Egjiptit”, shkruajti egjiptiani Salah. Egjipti do të përballet me Kongon në ndeshjen tjetër.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: