DURRËS

Banorët e lagjes 13 në Durrës, duke folur për “News 24” thanë se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda në pallate.

Ata u shprehën se falë Zotit, në këto pallate nuk kishte viktima, por se situata paraqitet e rëndë. Një banor tha se njerëzit kanë fjetur jashtë në makinë se nga frika nuk flenë as në hotele.

Shikoni vetë situatën. Ka sa ditë që ka rënë tërmeti dhe nuk ka ardhur as shteti, askush. Pardje kanë ikur njerëzit nga frika. Ata që kanë makina rrinë në automjete. Zoti na ndihmoi dhe nuk pati të vdekur dhe nga ky pallat nuk ka viktima”, u shpreh banori.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: