Tregtia globale do të tkurret në mënyrë më pak dramatike këtë vit, por rimëkëmbja e vitit të ardhshëm do të jetë shumë më e dobët nga sa pritej, tha sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Tani, OBT pret që tregtia e mallrave të bjerë me 9,2 % në vitin 2020 dhe të rritet me 7,2 % në 2021.

 

Më parë, organizata kishte parashikuar në prill se tregtia globale do të binte me të paktën 12,9 % këtë vit, e ndjekur nga një rritje prej 21,3 %.

Analistët e OBT-së e përmirësuan projeksionin e tyre të vitit 2020 pas rritjes së tregtisë në qershor dhe korrik, kur u hoqën bllokimet për shkak të pandemisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb