Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot Gjykatën e Posaçme, aty ku godina është kthyer në kantier pasi do përgatiten zyrat e reja të SPAK dhe BKH.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanëeb se Kim ka ardhur për të vëzhguar punimet në godinën e re.

Ndërkohë ajo është pritur nga kreu i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesja e zgjedhur e BKH, Aida Hajnaj.

Pikërisht në ambientet e Gjykatës së Posaçme do të zhvendosen prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH që do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb