Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka ndryshuar skuadër, duke u larguar nga Bazeli për t’iu bashkuar Luganos.

29-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër e elitës zvicerane në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa Lugano ka siguruar edhe opsionin për blerjen e tij në fund të huazimit.

Ajeti është produkt i akademisë së Bazelit, teksa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Augsburgun, St. Gallenin, Uest Hemin, Sëlltikun dhe Sturm Gracin.

Në vitin 2024 u rikthye për herë të tretë te Baseli, ndërsa ka fituar edhe titullin.

Në nivel ndërkombëtar, Ajeti ka përfaqësuar Zvicrën në 11 ndeshje, duke shënuar një gol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb