Lucas Digne është tashmë një lojtar i Everton. Siç njoftohet nga pala katalanase në një deklaratë, Barcelona dhe Everton kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit francez në ekipin anglez për 20.2 milionë euro, plus 1.5 milionë të tjera në formë variablash.

Gjatë dy sezoneve të tij te Barça, Digne ka luajtur 45 ndeshje (29 në La Liga, 7 në Kupën e Mbretit, 7 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Superkupën Spanjolle), si dhe ka fituar katër tituj: dy Kupa të Mbretit, një titull kampioni në La Liga dhe një Superkupë Spanjolle.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: