E shkruar e zeza mbi të bardhë, Armando Broja do të jetë për 5 vitet e ardhshme lojtarë i Chelsea-t.

Sulmuesi shqiptar, është rikthyer nga një vit huazim në Edivisie, ku spikati me gola dhe paraqitje pozitive me fanellën e Vitessen.

Gjithsesi, në varësi të zhvillimeve të merkatos, nuk përjashtohet deja që Broja të huazohet sërish, për të pasur më shumë minuta dhe për të fituar përvojë.

“Jam vërtetë i lumtur që po nënshkruaj kontratën e re. Meqenëse kam qenë pjesë e akademisë, për mua ishte moment i veçantë debutimi me ekipin e parë vitin e kaluar, para se të huazohesha te Vitesse. Dua të vazhdoj mbi këto baza dhe me të vërtetë pres të përparoj e të lë gjurmë te Chelsea”, tha Broja gjatë nënshkrimit të kontratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb