Titulli kampion në 100 vjetorin e themelimit të klubit ishte një trofe që populli bardheblu e priste prej kohësh. Rikthimi pas 11 vitesh në majën e futbollit shqiptar ishte parashikuar të festohej gjatë. Drejtuesit e klubit bënë gjithçka ishte e mundur për të pasur tifozë në shkallet e stadiumit e për të festuar së bashku këtë trofe, në fund Covid-19 i hoqi këtë mundësi Tiranës. Një ditë më parë “BalkanWeb” njoftoi se nuk kishte asnjë shans që festa e titullit të organizohej me tifozë apo të ftuar të pranishëm ndërsa këtë të martë ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka zyrtarizuar se ndeshja e fundit, Tirana-Bylis do të zhvillohet pa tifozë dhe sipas protokollit sanitar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë:

Nona
Nona

NJOFTIM
Te merkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.
Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb