Giovanni Simeone ka firmosur me Napolin. Sulmuesi i njohur i është bashkuar skuadrës napoletane në formën e huazimit me të drejtë blerje.

Marrëveshja e arritur përfshin blerje të detyrueshme, nëse ekipi i Spalletit siguron një vend për në Champions League.

27 vjeçari vjen pas një sezoni pozitiv në Verona, ku në 35 ndeshje ka shënuar 17 gola. Simeone ka një eksperiencë të madhe në Serie A, pasi ka provuar të veshë fanellat e Cagliarit, Fiorentinës dhe Genoas.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: