FIFA i jep një goditje të rëndë Chelsea. Qeveria botërore e futbollit i ka pezulluar merkaton e klubit anglez në dy sesionet e ardhshëm. Ky vendim është marrë pas hetimeve në lidhje me transferimin dhe kontraktimin e lojtarëve minorenë në shkelje të nenin 19 të rregullores së FIFA-s. Chelsea ka kohë 90 ditë për të apeluar këtë vendim, ndërsa nuk përjashtohet që gjithçka të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Bertrand Traore Chelsea
Bertrand Traore Chelsea

Hetimet për tranferimet e parregullta dhe vënia nën kontratë e lojtarëve minorenë nisi vitin e shkuar, ndërsa qeveria e futbollit botëror vërtetoi shkeljet e klubit londinez. Ky vendim përshtjellon më shumë situatën te Chelsea, i cili nuk mund të bëjë merkato në sesionin e verës dhe atë të janarit të ardhshëm. Më parë, për të njëjtën shkelje të rregullores ishin dënuar edhe tre klubet më të mëdhenj të Spanjës, Reali Madridit, Barcelona dhe Atetiko Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: