Matthijs de Ligt ka qëndruar gjithmonë shumë pranë Ajax-it. Futbollisti holandez ka folur për eksperiencën e tij në një intervistë në kanalet zyrtare të klubit të Amsterdamit, duke hapur derën për një rikthim të mundshëm.

“Çdo herë e mendoj dhe besoj se do të ndodhë. Kam luajtur tre vjet në ekipin e parë, një periudhë relativisht e shkurtër, mendova se mund të ishte më e gjatë.

Nëse do të kisha mundësi të kthehesha në Ajax, do të doja ta bëja. Gjithçka mund të ndodhë” – tha lojtari i Bayern.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: