Kualifikimi në Champions League nuk i ka mjaftuar Spallettit për tu konfirmuar në krye të Interit. Pas dy sezoneve, sigurisht pas asnjë trofe, por me dy bileta radhazi në Champuions, klubi ziklatër njofton shkarkimin e Spallettit. Beppe Marotta duhet të kujdeset tashmë për të gjetur një kompromis me teknikun italian për të minimizuar sa më shumë kostot e këtij shkarkimi, pasi Spalletti ishte nën kontratë me Inter deri në vitin 2021.

Spalletti
Spalletti

Javët e ardhshme është parashikuar një takim mes palëve pikërisht për të gjetur një konsensus. Duke parë rrethanat, ku Spalletti as që kishte ndërmend te jepte dorëheqjen, klubi nxitoi të bëjë publik vendimin për shkarkimin e tij:

Inter Spalletti
Inter Spalletti

“Klubi falënderon trajnerin për punën e bërë dhe për rrugëtimin që përmbushëm sëbashku”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit ziklatër. Ashtu siç pritej, Antonio Conte do të jetë pasuesi i tij. Zyrtarizimi i Contes në stolin e Interit do të bëhet të premten ndërsa të shtunën sëbashku me stafin drejtues të klubit do të jetë në Madrid për të ndjekur finalen e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: