FIGC ka lajmëruar zyrtarisht se Roberto Mancini është emëruar si trajneri i ri i Italisë.

Pasi zgjidhi kontratën e tij me Zenit St Petersburg, trajneri ishte në Romë për të biseduar me Federatën.

Komisiioneri i Federatës, Roberto Fabbricini, ka konfirmuar ditën e sotme se marrëveshja është kryer dhe FIGC ka konfirmuar zyrtarisht se Mancini është trajneri i ri i përfaqësueses.

“Federazione Italiana Giuoco Calcio lajmëron se ka arritur marrëveshjen me Roberto Mancini, i cili do të mbajë pozicionin e trajnerit të kombëtares he do të prezantohet nesër, të shtunën, 15 maj, në orën 12 të pasdites në Converciano,” shkruhet në deklaratën për shtyp.

Thuhet se Mancini ka nënshkruar një kontratë deri në fund të kampionatin evropian 2020.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: