Ardi Mema është trajneri më i ri i Kastriotit. Klubi krutan ka arritur marrëveshjen me teknikun e ri, pas largimit të Emiljano Çelës.

“Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit. Tekniku 51-vjeçar pas arritjes së djeshme të marrëveshjes me Presidentin Alban Vogli, nga sot ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendës trajneri Shkëlzen Rustami.

Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës.KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: