Një etapë e re nis për Emir Sahitin. Sulmuesi i cili përfaqësoi Shqipërinë deri me ekipin Shpresa dhe pastaj iu bashkua Kosovës, është prezantuar sot si afrimi më i ri i Hanover 96.

Sahiti ishte nën kontratë me Hamburgun, por u huazua në fillimin e vitit te Makabi Tel Aviv. Megjithatë, pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, Sahiti u largua nga Izraeli dhe vendosi që të gjente një sistemim të ri.

Tashmë ka ardhur firma me Hanoverin, ku ai është prezantuar sot nga klubi i njohur gjerman i cili aktualisht gjendet në Bundesligën 2. Sulmuesi 27-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re deri në qershorin e vitit 2028 me Hanover 96.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb