Claudio Marchisio është zyrtarisht një lojtarë i Zenit St Petersburg. Ish ylli i Juventusit i është bashkuar rusëve duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Ai kaloi praktikisht gjithë karrierën e tij me Juventusin, duke ardhur përmes akademisë së tyre dhe duke luajtur për ta në Serie B.

32-vjeçari ishte një lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës së tij me bardhezinjtë.

Emri i Marchisio ishte lidhur me shumë klube jashtë Italisë, duke përfshirë Monaco, Paris Saint-Germain, Nice dhe MLS Montreal Impact, megjithatë, ai ka zgjedhur të shkojë në Rusi tek Zenit St Petersburg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb