Angelino është një lojtar i ri i Romës. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e ri, me mbrojtësin e majtë që vjen si huazim nga Galatasaray deri në fund të sezonit. “AS Roma njofton prurjen e përkohshme të Angelino nga Leipzig, me opsionin për një transferim të përhershëm, deri më 30 qershor 2024.

26-vjeçari spanjoll ka fituar përvojë nëpër skuadra të ndryshme në Evropë si Manchester City, Mallorca, NAC Breda, PSV Eindhoven, Leipzig, Hoffenheim dhe Galatasaray.

“Kur dëgjova fjalën Romë, nuk pata as më të voglin hezitim. Dhe sot më bën krenar fakti që bashkohem me një klub të madh, me një histori të pabesueshme pas tij dhe një ekip plot kampionë. Mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të rinj” – Tha ai pa pas firmës. Debutimi i tij me skuadrën e De Rossit në një ndeshje zyrtare mund të vijë me 5 shkurt, në përballjen shtëpiake ndaj Cagliarit.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: