Zërat kishin ditë që po qarkullonin, por tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Lojërat e Tokios do të zhvillohes në periudhën 23 korrik – 8 gusht të vitit të ardhshëm. Vendimi erdhi një javë pas marrëveshjes mes IOC dhe qeverisë japoneze, që kishte vulosur shtyrjen për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë Covid-19.

“Datat e reja, – lexohet në komunikatë -, janë caktuar në bazë të tre kritereve: shëndeti i pjesëmarrësve dhe i të gjithë stafit të Lojërave, ruajtja e interesave të atletëve dhe të sportit olimpik si dhe kalendari i sportit botëror”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb