Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pak pas mesditës së sotme: Adolfo Sormani nuk është më trajner i Partizanit, duke e mbyllur pas vetëm katër muajsh aventurën me të kuqtë. Është vetë klubi kryeqytetas që e ka bërë të ditur lajmin me një komunikatë zyrtare, ku thuhet se italiani e ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën.

Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Trajneri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv ‘Tirana Internacional’”, thuhet në njoftim.

Rezultatet e dobëta dhe loja jo e mirë që kanë shfaqur të kuqtë në pesë javët e para të kampionatit e vunë 51-vjeçarin në qendër të kritikave të tifozëve, të cilët prej disa javësh kanë kërkuar largimin e trajnerit. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: