Chelsea ka zyrtarizuar pak momente më parë blerjen e sulmuesit 28-vjeçar Romelu Lukaku  nga Interi për shumën 115 milionë euro.

“Mirë se vjen në shtëpi, Romelu Lukaku”- shkruan Chelsea në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Marrëveshja u arrit disa ditë më pare ku pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Lukaku ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me pagë 12 deri 13 milionë euro në vit.

Lukaku largohet nga Inter pas dy sezonesh, gjatë së cilave ka luajtur në 72 ndeshje dhe ka shënuar 47 gola. Sezonin e fundit ishte pika kyçe që udhëhoqi zikaltrit drejt titullit kampion.

Lukaku

Lukaku kthehet pas tetë vitesh te Chelsea, por gjatë periudhës 2012-2014, edhe pse ishtë në pronësi të bluve të Londrës, luajti në formë huazimi tek West Bromëich dhe Evertoni, para se Toffees ta blinin përfundimisht kartonin e tij, për t’ia shitur tri sezone më vonë (2017).

 Përmes faqes së internetit të Chelsea, vijnë fjalët e para të Romelu Lukaku si një lojtar i ri Blues:

“Unë jam i lumtur dhe krenar që jam përsëri në këtë klub të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: mbërrita si një fëmijë që ende duhej te mësoja shumë, tani kthehem më i pjekur dhe me shumë më tepër përvojë. Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini të gjithë.

Kam bërë tifo për Chelsea qe fëmijë dhe tani që jam kthyer dhe jam në gjendje të ndihmoj të fitojmë më shumë tituj. Rruga e ndjekur nga klubi përshtatet në mënyrë të përkryer me ambiciet e mia, unë jam 28 vjeç dhe arrij si fitues i Serie A.

Mendoj se kjo mundësi ka ardhur në kohën e duhur dhe shpresoj të jem në gjendje të përjetoj shumë suksese së bashku.

Që nga largimi nga Chelsea ka qenë një udhëtim i gjatë me shumë ulje dhe ngritje, por këto përvoja më kanë bërë më të fortë dhe sfida është të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë më shumë trofe. Mezi pres të filloj dhe të ndihmoj klubin”.

 

(BalknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: