Tani është zyrtare: Superkupa e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite, sërish me të njëjtin format, Final Four. Katër klubet më të mira italiane do të përballen për trofeun e parë sezonal në Arabinë Saudite, ku është vendimi i marrë nga asambleja e Lega Serie A.

Pavarësisht se tifozët dolën kundër këtë sezon, ku Superkupa u zhvillua në Arabinë Saudite, nuk e kishte atë shkëlqim që pritej, në fund me sa duket diferencën e kanë bërë të ardhurat, fitimet që janë më të mëdha për klubet, por dhe për vetë Ligën.

Ky turne do të luhet në janar të 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb