E shtuna e 14 dhjetorit solli një “boom” shkarkimesh në Superligë, ku 3 nga 10 trajnerët mbyllen aventurën me ekipet respektive. Mes tyre ishte dhe trajneri me jetë gjatë, Bledi Shkëmbi, i cili kishte marrë drejtimin e Teutës që në fillim të sezonit të shkuar. Humbja e thellë e pësuar përballë Kukësit, bëri që stafi drejtues të mbyll bashkëpunimin me teknikun korçar.


Martini
Martini

Nëse dy klubet e tjera, Partizani dhe Luftëtari kanë vendosur të fitojnë kohë duke vendosur trajner provizor, Teuta gjetur menjëherë zëvendësuesin e Shkëmbit, bëhet fjalë për Edi Martinin, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi durrsak me anë të një postimi në faqen zyrtare. Tekniku shkodran është një njohje e vjetër e klubit të Teutës teksa dhe më herët, në sezonin 2010-2011 ka qenë pjesë e ekipit të Teutës.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb