Cristian Stellini nuk është më trajner i Tottenham. Lajmi është dhënë nga Spurs në rrjetet sociale. Italiani mori frenat e ekipit pas largimit të Contes, por nuk ia doli dot të bëjë ndryshimin, teksa vijuan edhe më tej rezultatet e dobëta. Klubi me seli në Londër ka vendosur t’i besojë pankinën në mënyrë të përkohshme Ryan Mason.

Tottenham renditet në vendin e pestë me 53 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Manchester United, një dështim do të thotë pothuajse mos-pjesëmarrje në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb