Villareal ka njoftuar rinovimin e Dani Parejo, mesfushorit spanjoll të lindur në vitin 1989, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni. Bashkëpunimi është zgjatur edhe për dy vite të tjera, deri më 30 qershor 2026, një mënyrë kjo për të konfirmuar besimin te një nga lojtarët kryesor të skuadrës. Parejo numëron 33 paraqitje, ka realizuar 3 gola dhe 4 asiste këtë sezon. Villarreal vendosi të bëjë njoftimin në një video spektakolare.

Klubi i La Liga renditet në vendin e nëntë me 38 pikë. Europa duket një mision i vështirë, por skuadra do synojë deri në fund të arrijë këtë objektiv.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: