Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur si datë të zgjedhjeve të parakohshme 14 shkurtin e 2021.

Osmani thotë se tashmë me këtë vendim i takon KQZ-së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin.

Ajo shpreson që ky proces zgjedhor të shërbejë për avancimin e mëtejshëm të demokracisë në vendin tonë.

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb